E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre thirrje: PANUKLLA, dekoderi dhe DEPUTETI anonim
Sot

Tre thirrje: PANUKLLA, dekoderi dhe DEPUTETI anonim

ERION KRISTO
1. Dje ndodhi kataklizmoja. U nderpre sinjali televiziv, edhe ai analog edhe ai digjital. Njerezit u bene si te terbuar ne fejsbuk. Ne realitet, te gjithe vrapuan te blinin dekodera. Ne ate moment u kujtova per kanacet e lashta. Shume njerez u investuan per to dhe rrezikuan qe ti kishin. Sot, edhe pse te gjithe e dine se po vidhen, e pranojne. Ne ate kohe kishte me shume rebelizem se sa sot.
Thirrje: U bej thirrje njerezve te prodhojne kanace, per inat te oligarkeve.
2. Nje deputet i PS u largua nga grupi per nje fjale goje. Ky reagim i te madhit na solli ne kujtese shkarkimet e famshme enveriste, kur njerezit e pranonin denimin e partise. Une e mbeshtes qendrimin e deputetit, por deri me sot nuk kisha qene ne dijeni te ekzistences se tij si deputet. A mban pergjegjesi vete i madhi qe na ofron standarde te tilla te uleta per deputetet? Ai vete foli per pocaqi. Ai person mund te kete kontributet e tij ne parti dhe une sjam ne gjendje ti gjykoj. Por ai nuk mund te jete ligjvenes edhe per mua dhe per femijet e mi qe kane ngrene nja 30 enciklopedi. Perfaqesimi vendor nuk mund te jete kombetar. Bejeni keshilltar bashkie, drejtor, cfare te doni. Po ne parla – ment mbani pergjegjesi qe e keni cuar, ate dhe shume njerez te tjere qe nuk e meritojne. Nderkohe dijetaret e vendit, njerezit me vizion, me dije, etj, nuk gjejne asnje hapesire.
Thirrje: Rrisni cilesine e deputeteve. Ky eshte vettingu me i mire. Ose mos u ankoni nga zgjedhjet tuaja te padenja.
3. Rezultatet dhe qendrimet e ketij panuklles jane tejet zhgenjyese. Ato me kujtojne miresine dhe zotesine e pararendesit te vet, qe na mungon.
Thirrje: a mund ta largoni kete? Apo te largohemi ne nga futbolli?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.