Taulant Muka sfidë publike Veliajt, Peleshit dhe Taulant Ballës: Nxirrni diplomat
Ish-zv.Ministri i Arsimit, Taulant Muka vijon të mbështesë fort protestën e studentëve, ndërsa edhe sot, në ditën e tyre të 11, ai u është bashkuar sërish të rinjve para kryeministrisë.
Muka bërë thirrje që të mos ketë negociata pasi sipas tij nuk mund të negociosh me njerëz që nuk kanë diplomë.
Përveç, kryeministrit Rama, ai ka sfiduar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj bashkë me Kreun e grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën.
Muka shprehet:
Unë sfidoj publikisht Erion Veliajn të nxjerrë diplomën. A e keni diplomën zoti Veliaj? Nxirreni dhe ju diplomën zoti Balla nëse nuk e keni plagjiatur.
Në shënjestrën e tij ka qenë dhe Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë. Sipas Mukës, Peleshi është diplomuar 13 vite pasi është regjistruar në universitet.
Ai shkruan:
Politika sulmon, por harron që unë i kam publikuar diplomat e mia, edhe pse nuk kam asnjë detyrim publik! Po Politika? Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë a ka diplomë? Shikoni CV-në e tij, a ju duket normale? Mbaron gjimnazin në 1989, fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës! A ke diplomë zoti Peleshi? Nëse e ke, pse nuk e bën publike? Kjo është Shqipëria jonë, drejtohet nga individë që mashtrojnë se kanë diploma!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



