E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ka vend më në PD edhe për Bashën edhe për Berishën?!
Politikë

A ka vend më në PD edhe për Bashën edhe për Berishën?!

Eshte shume interesante situata ne PD. Tani qe Berisha e ka akuzuar Bashen si vegel mjerane te Rames, ne PD nuk ka me vend per te dy. Njeri do te fluturoje.

Basha kontrollon grupin parlamentar dhe forumet drejtuese te Partise. Tashme eshte e qarte se pse ai nxitoi per te bere zgjedhjet ne Parti. Dhe eshte po keshtu e qarte se vendimin per te hequr Berishen e ka marre shume kohe me pare. Por me sa duket Doktori eshte shume i forte ne baze. Ne kete situate, organet e zgjedhura te partise nuk perkojne me vullnetin e bazes.

Asnjerit prej te dyve nuk i intereson carja e PD-se. Por Berisha nuk ka rruge tjeter pervecse te heqe Bashen. Tani lind pyetja se cfare mekanizmash ka ai per te cuar mbeshtetjen qe ka ne baze ne organet drejtuese te Partise?

Njera rruge do ishte te kerkonte pezullimin e Bashes ne Keshillin Kombetar. Por aty Basha i ra te keqes para kur shpejtoi me zgjedhjet dhe vuri njerezit e tij ne Keshill. Ne kete situate rruga e vetme qe ka Berisha mbetet mocioni permes kongresit te partise. Per kete i duhet te mbledhe firma dhe te beje fushate poshte ne baze. Ndaj po flet per referendum dhe dialog me demokratet Baca.

Por edhe kjo nuk do jete e lehte. Me gjasa presioni i Shteteve te Bashkuara do te jete i madh dhe i drejteperdrejte. Nje gje eshte e sigurte. Berisha eshte “all in” ne kete beteje dhe lufta nuk mbaron derisa njeri prej te dyve te jete palosur perfundimisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.