Aksidenti fatal/ 35-vjeçarja nga dasma në morg

Një aksident me një grua të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në aksin Sarandë – Qafe Botë në afërsi të Konispolit.

Sipas burimeve paraprake makina ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë Adriana Nikolli, 35 vjeçe, kurse ndër dy të plagosurit, njeri është bashkëshorti i saj Gëzim Prendi, njëherësh edhe drejtuesi i mjetit. Personi tjetër i plagosur quhet Emanuel Gera.

Ata janë banorë të fshatit Shëndëlli që punonin në Greqi.
Mësohet se të aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë, e ndjera martonte vëllanë dhe sot ajo është nisur për t’u kthyer në Greqi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


