E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amerika e Para !
Publik News

Amerika e Para !

Në daljen e parë televizive , ish-Presidenti i SHBA-së , Barak Obama ,bëri këtë deklaratë!

Presidenti Tramp ,duhet t’a kishte dorëzuar,presidencën , 2 ditë, pas përfudimit të votimeve , sepse kështu si po vepron ,po e ben Amerikën të duket më e dobet ,perballë kundërshtarëve të saj , Rusisë dhe Kinës!?

Tramp po ve interesat personale ,përpara atyre të Amerikës.

Vitet e fundit ,kjo që po ndodh në Amerikë, deklaroi , në këtë intervistë të parë ,pas zgjedhjeve , ish-Presidenti Obama .

Po ta fillosh analizën nga fundi i kësaj deklarate , Presidenti Tramp ,këto vite , deri përpara 6 muajve të Plandemise kineze , bëri këto veprime , të cilat i deklaroi përpara popullit amerikan , përpara 4 viteve !

Së pari – shkëputi FED-in nga monedha e dollarit!

Goditja më spektakolare ,për globalistët e zotit Obama !

Veprim që nuk kishte ndodhur , për më shumë se 200 vite .E tentoi Kenedi dhe e pagoi me jetën e tij .

Së dyti – frenoi emigracionin klandestin në Amerikë, aq i dëshiruar nga globalistët e zotit Obama,duke realizuar edhe një tjetër premtim elektoral .

Së treti – Ngriti ekonominë dhe uli papunësinë , në nivele të papara ndonjëherë në atë vend , që është ekonomia numër 1 , me impakt në Ekonominë Botërore .

Së katërti – Është i vetmi President , që nuk bëri asnjë minute luftë ,në 4 vitet e tij , si askush më parë dhe detyroi vendet kryesore ,anëtare të NATO-s, të paguajnë detyrimet e tyre 2 % të buxhetit , ndaj Organizatës , duke kthyer miliarda dollarë në xhepat e taksapaguesve amerikane .

Së pesti – Uli në mënyre drastike ,çmimet e ilaçeve , duke goditur fitimet spekulative , miliarda dollarëshe të kompanive mafioze ,miq të miqve politike të zotit Obama .

Edhe këto miliarda dollare , përfunduan në xhepat e qytetarëve të thjeshte amerikane !

Se shtati – I tregoi botës mbarë, se mediat kryesore amerikane ,janë të kapura , të njeanshme dhe jashtë rolit të tyre ,për një informim të ndershëm , të pa’anshëm dhe profesional.

Këto janë vetëm disa nga veprimet spektakolare , të Presidentit Tramp ,që i panë dhe i ndjenë , këto 4 vite ,miliona amerikane !

E çuditshme që këto nuk i ka parë ish-Presidenti Obama !?

Po kaq e çuditshme ,është se gjatë këtyre muajve , nuk e di sa krenar është ndjere zoti Obama për Amerikën ,që drejtoi 8 vjet , kur para disa javësh, mbështetesit e tij , dogjën me zjarr dhe hekur , monumentet dhe historinë e vendit të tij , pa përmendur mijëra prona private , të shtetasve të tij të djegura e shkatërruara ,në sytë e të gjithë botës !

Së fundmi – Përsa i përket , raportit të Presidentit Tramp midis interesave të tij personale dhe interesave të Kombit Amerikan ,është i vetmi President i kohëve moderne ,që në ndryshim nga zoti Obama,shërbeu në Shtëpine e Bardhë, pa rrogë dhe shpalli hapur përpara gjithë botës!

AMERIKA E PARA !

Sllogan që përshkoi zemrat e miliona amerikanëve , përgjatë gjithë fushatës elektorale dhe sot e kësaj dite .

Ndërsa lidhur me Kinën ,tashmë dihet se kush po i qendron përballë dhe kush punon për interesat e saj .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.