Analiza satirike e Gjekmarkajt/ “Fol Nasip të lumtë goja… fol e mbro të drejtat tona.!
Kryengritje e madhe, sulme, kundërsulme, mbrojtje, tym, flakë priteshin të enjten po pasdite gjeje pak këmbe njeriu në Kuvend.
Me Xhelalin dhe Fluturën e paqtuam stomakun me një supë të ngrohtë, e cila na e gëzoi midenë e na zvogëloi hallet.
Sa here Kamza hynte në bisedë, qerratai bëhej melankolik si poet. Ja hoqën nga dora dreqërit, e kishte të fituar. Esmerllëku i pikas një mërzi qivuri.
Salianji tha po iki! Po ku kështu me kaq nxitim more i uruar e njeri i mirë, thashë? Eeeee tha po kërkoj doktor! Po ngase ankon? Jam turbulluar tha, mendoja që vetëm unë jam njeri perëndie, këtu me duken të gjithë njerëz të ndershëm, të paqtë, të urtë e të mençur, të drejte po e po, ndaj t’i jap një të shtrënguar fiqirit. Mos humb kohë e inkurajova , ik me vrap.
Çyrbja ishte bërë një me dhimbjen si monument tragjedish antike. Ajo ishte ngurosur në portret. Nuk e priste kurrë që Babo nuk do të ulej në krahun e tij, por shkoi dhe ku pa, në mes të atyre qafirve që zemrën i kanë thyer me vickla. Sidomos Braçe qaramani që donte të binte në sy se po i rri pranë në ditë të keqe, ndërsa ai në të ëmbla e të tharta ditë gati për theror. Nuk kishte në krah as Enin për mbështetje psikologjike. Elvis Xhoxhi i dërgoi një sms që e qetësoi disi!
“Babo po sillet si Mao, ulet në mes të liberalëve për të kuptuar kush janë konservatoret dhe me pas tek ata për të gjetur liberalet. E holle kjo punë”. Me Babon afër Etilda u gëzua ndjeshëm, buzëqeshi ëmbël, pa dalldi, por mori kurajo për të mbajtur një fjalim historik kundër opozitës. Unë e ndjek zonjën Etildeë me respekt për limfën retorike, po të enjten ula kokën mos me përcëlonte zjarri i llafit që lëshonte.
Po ashtu edhe e dashura Anila Denaj na bëri zap. Nuk dini ç’është e mira, e bukura, marifeti e lezeti ndaj humbisni qe ideja. Shikoni majtas dhe i gjeni.
Ermonela gati u përgjum teksa ëndërronte që Lindita të shfaqej sa më vonë për ta zëvendësuar ose të mos kthehej më kurrë. Por teksa Ermua po puliste sytë gati në ëndërr, Lindita u shfaq dhe një “erdha” e thatë u ndie në ajër.
Qysh nga ora 16 Kosta i Gramozit dhe Linditës i qeshur si fluturak, shend e verë lodronte atyre ujdhesave. Na pa perëndia tha, ja hodhëm paq. Nuk ndjeu më nevojën të maskohej. Një kostum birinxhi e një kollare dukeshin një me fytyrën që i shkëlqente nga relaksi. Përjetonte triumfin me përvujtni.
Dy duduma ngarkoheshin haptaz me ushqime, ilaçe e dru zjarri, kandila, qirinj të cilat Kostaqi i kishte sjellë duke menduar darkën e fundit. I vinte pak keq për lodhjen, por kur mendonte sa gëzim e siguri i kishte sjelle Babos e Kryetares, i bëhej zemra Korab dhe mundimet i dukeshin detyrë e shenjtë. Genc Gjonçaj ndonqse mbajti mbi supe soba e dyshekë nuk pranoi ta ndihmonin, pa gëzimin e Kostës nuk pranoi t’i kthenin mbrapsht. Ti lëmë tha “jeta na ka mësuar që historia përsëritet”. Qofte lëvdue Babo gjithmonë e jetës dhe doli nga skena.
Nasip Naço pat më të vështiren detyrë. Ai mbajti një fjalim të thellë si gjithmonë por edhe të pazakontë. Nasipi i fliste opozitës dhe e dëgjonin karriget e saj.
Nuk kishte më aty opozitarë. Fol Nasipi qaj karriget. Bërtit ai dridhu ato. Qorto ai djersitu ato. Fol për vizione Nasua tund kokën ato. Po ky qe fundi. Më pas foli Margeriti me shikimin blu mbi kamer, ku gjerdani me metafora në dy anët e paradoksit i lidhej duke rrethuar me atë arsyen si robinjë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



