Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën arrest shtëpie për Sali Berishën.Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, në një deklaratë për mediat tha:
“Ne kemi dokumentuar shkeljet skandaloze të këtyre gjykatave. Janë humbur disa beteja, por nuk është humbur lufta. Këtë luftë ne do ta fitojmë, nuk e di se kur.
Në gjyq është dyluftim. SPAK po sillet si një parti politike, po ndjekim rrugën ligjore, si i vetmi mjet i sigurt, për të na dërguar te e drejta. Këta bëjnë sikur s’dëgjojnë, por në fund do ta marrin përgjigjen”.



