E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arta Dollani nga arresti në krye të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar
Uncategorized

Arta Dollani nga arresti në krye të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar

Lili Sula

Znj. Arta Dollani është rikthyer në punë në krye të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, menjëherë sapo masa e sigurisë ndaj saj u “lehtësua” nga arrest shtëpie në detyrim për t’u paraqitur rregullisht në organet gjyqësore dhe ndalim të daljes nga vendi. Kjo është konsideruar plotësisht e mjaftueshme për të rimarrë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të arsimit parauniversitar, që supozohet të garantojë standardet më të larta profesionale dhe etike.

Institucionet arsimore, të paktën në dokumente strategjike dhe fjalime, kërkojnë standarde të larta integriteti, besueshmërie dhe përgjegjshmërie morale – sidomos në nivelet drejtuese.
Por, fakti që znj. Dollani dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” në tre raste dhe ndodhet nën masa sigurie, nuk përbën pengesë reale për të vijuar drejtimin e AKAP-së. Përkundrazi, paraqitja periodike në polici është kriter i mjaftueshëm për të ruajtur “legjitimitetin” institucional.

Gjithkush e ka të qartë se këtu s’bën më përshtypje asgjë, por vazhdimi i A. Dollanit në krye të një institucioni kaq të rëndësishëm si AKAP është i papranueshëm dhe kjo si shprehje minimale e përgjegjshmërisë institucionale dhe e etikës.

Sigurisht, parimi i prezumimit të pafajësisë mbetet i shenjtë dhe aq i shenjtë, sa përdoret si mburojë për të anashkaluar përgjegjësinë publike, autoritetin moral dhe besimin e publikut.
Drejtuesja e arsimit nën hetim dëmton rëndë shërbimin publik që ky institucion ka për detyrë të ofrojë, sa dhe besimin publik me pasoja të drejtpërdrejta tek nxënësit, prindërit dhe vetë sistemi arsimor. Megjithatë, besimi publik le të presë, se nuk ka qenë kriter ndonjëherë këto vite

Në funksion të transparencës, integritetit dhe mbrojtjes së interesit publik, është e domosdoshme që drejtimi i AKAP-së t’i besohet një figure të pacenuar nga akuza të tilla, të paktën deri në zbardhjen e plotë të çështjes nga organet e drejtësisë.

Më në fund, znj. A. Dollani ka gjetur “arsyen madhore” për të shkuar në punë sa për t’u dukur. Ndërkohë, listë-prezencat, kontrollet dhe presionet mbi specialistët, me gjasë, vijojnë pa ndonjë ndryshim, në emër të mungesës së çdo parimi.
E mbi të gjitha, ajo kujdeset që dardhat e ngrëna pas shpine eprorit të mos përfundojnë edhe në pjatat e vartësve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.