Astrit Patozi: Dash Shehi mund të jetë kandidat për Tiranën
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi mund të kandidojë në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës.
Këtë mundësi e ka lënë të hapur Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, i cili është në koalicion me Shehin.
Patozi tha në emisionin e Erla Mëhillit se kreu i LZHK-së është figurë shumë simpatike për Tiranën duke marrë parasysh të gjithë rrugëtimin politik.
Megjithatë, ai theksoi se ky vendim i takon Shehit.
“Figurën e zotit Shehi e shoh shumë më simpatike se figurën e foltores, po të ishte për mua. Sigurisht, unë mund të jem subjektiv. Ky është një vendim që pikë së pari është i zotit Shehi, nëse ai mendon që është një alternativë. Unë mendoj që është figurë shumë simpatike për Tiranën, jo vetëm nga origjina e tij, por nga gjithë rrugëtimi i tij politik”, u shpreh Patozi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



