E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardh Spahia: Është koha t’i kthejmë shkëlqimin Shkodrës
Politikë

Bardh Spahia: Është koha t’i kthejmë shkëlqimin Shkodrës

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, njëkohësisht dhe kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këto zgjedhje, ka votuar pak më parë.

Pas votimit Spahia është prononcuar për mediat ku ka bërë thirrje për votuesit shkodranë që të japin kontributin e tyre për ta mbajtur Shkodrën të paprekur nga krimi dhe korrupsioni, duke nënkuptuar vazhdimin në krye të bashkisë së të djathtës edhe për 4 vitet e ardhshme.

Po ashtu ai ka ka shprehur deshirën për shtimin e qytetarëve në votime, edhe pse pati një vonesë të fillimit të procesit zgjedhor.

“Është një ditë ku qytetarët tanë nëpërmjet votës, t’i kthejnë edhe një herë shkëlqimin për 4 vitet e ardhshme Shkodrës së artit dhe kulturës, larg krimit dhe korrupsionit. I ftoj që masivisht të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën tonë qytetare, detyrimin tonë qytetar nëpërmjet votës së tyre.

Kemi pasur një vonesë në fillimin e proceduarave në fillimin e votimit, por shpresoj që prezenca e qytetarëve të shtohet sa më shumë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.