Por, ajo që ka bërë përshtypje pas kësaj fitoreje të merituar nga ekipi kosovar, kanë qenë reagimet e shumta nga personazhe publike të shtetit fqinj.

Ndër ta ka qenë dhe gazetari Berat Buzhala, i cili entuziazmin e fitores e ka “festuar” me të shara dhe ofendim drejtuar ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtuesit të saj Armando Duka.

Në komentin e tij, Buzhala sulmon ashpër kreun e FSHF-së Armando Duka, duke e quajtur atë një hajdut dhe shfrytëzues i madh, për më tepër lexoni statusin mëposhtë.

“Qe 15 vjet Armando Duka na ka trajtu si argat te shatit.

Hajde prashitni e shkoni …. nanen.

Masnej e lujke edhe far bastore. Na jemi Brazil babo.

“Armando Duka osht hajn ordiner. Lune bastore. Shet loje. Shet lojtare. Edhe Shqipnine ta shet nese i paguhet.”