E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Edi Rama përdor kokainën si ilaç, ekzekutoi Kuvendin…
Uncategorized

Berisha: Edi Rama përdor kokainën si ilaç, ekzekutoi Kuvendin…

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama si një sëmurë psiqik, që ndjek metodat e Frojdit për t’u kuruar, duke përdorur kokainë, që e ka si ilaç.

Berisha akuzoi Ramën se urdhëroi punonjësit e Gardës së Republikës për të penguar fjalën e deputetit.

Në studion e Ora News, ish-kryeministri u pyet nëse akuzat e hedhura ndaj Edi Ramës në seancën e djeshme të Kuvendit janë gjuha që duhet folur me Kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa Berisha tha se Kjo nuk është gjuhë që duhet përdorur me kryeministrin e Shqipërisë, por është gjuha që duhet përdorur me kryehorrin, kryepisin që e ka emrin Edi Rama”.

Referuar seancës së djeshme në Kuvend, Berisha tha se ajo që ndodhi ishte një pritë që iu bë me urdhër të Edi Ramës.

“Kërkova fjalën dhe Kryetari i Kuvendit miratoi kërkesën time. Në momentin që u ngrita të marr fjalën, punonjësit e gardës, të urdhëruar nga Edi Rama më bënë pritë. Parlamenti shqiptar është asgjesuar për herë të parë, në 27 vjet pluralizëm. Ajo nuk ndodh kurrë në asnjë lloj institucioni të Botës. Rama i sëmurë psikik pasi kurrë një njeri normal mund të bëjë një veprim të tillë. Ai është i sëmurë psikik që mjekohet me kokainë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se korrigjimi ishte nxjerrja e Edi Ramës jashtë Kuvendit, por Kryeparlamentari u bë bashkëpërgjegjës me situatën e krijuar. “Komandanti i rojeve të gardës duhej shkarkuar menjëherë, pasi ajo që ndodhi ishte një pritë që iu bë një deputeti”, tha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.