E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bomba në Ambasadën Sovjetike dhe trashëgimtarët monstra, që polli regjimi i Hoxhës
Sot

Bomba në Ambasadën Sovjetike dhe trashëgimtarët monstra, që polli regjimi i Hoxhës

Në 19 shkurt 1951, një bombë e vendosur nga vetë Sigurimi i Shtetit në Ambasadën Sovjetike u bë sebep për arrestimin e 200 njerëzve, prej të cilëve u pushkatuan 22 intelektualë. Trupat e tyre u hodhën në një gropë të përbashkët dhe u mbuluan me dhe, pa iu zgjidhur as duart.
Gjyqi u bë disa ditë më vonë, duke i dhënë terrorit nota qesharake absurde. Kemi të bëjmë me një rast unikal ku njeriu fillimisht dënohet, pastaj gjykohet. Nuk di vend tjetër në botë ku të kenë ndodhur çmenduri të tilla.

Kjo mynxyrë na tregon se çfarë përbindëshi ishte regjimi i Enver Hoxhës, dhe çfare monstrash polli ai. Ata njerëz u vranë pa asnjë shkak, thjesht dhe vetëm se regjimit nuk i pëlqenin njerëzit e ditur, të kulturuar dhe me integritet. Urrejtja e plehrave përballë çdo njeriu me dinjitet është e pamatshme.

Ata e urrejnë atë sepse ai bëhet pasqyra ku ata shohin poshtërsine e tyre.
Për 50 vjet ai regjim vrau, rrënoi, sakatoi e masakroi inteligjencën e këtij vëndi, ndërsa përdhunoi virtytet e tij ndërsa instaloi në sistem injorancën dhe poshtërsinë.

Prandaj dhe nuk çuditem aspak kur shoh se çfarë po vazhdojnë ti bëjnë këtij vendi trashëgimtarët e atij regjimi që sot vijojnë të jenë në pushteti, pa shfaqur ende, asnjë pendesë, keqardhje apo brejtje ndergjegje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.