E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Byroja e Kuvendit rrëzon ankimin e deputetëve të PD
Politikë

Byroja e Kuvendit rrëzon ankimin e deputetëve të PD

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të PD.

Brenda pak minutash, Byroja e Kuvendit mori vendimin dhe rrëzoi ankimin e deputetëve, duke treguar se është nën diktatin e Edi Ramës.

Deputetët e PD kishin ankimuar vendimin, duke theksuar se ishte i parregullt.

“Vendimi i përjashtimit ndaj 6 deputetëve u mor në datë 21.02.2023, por hyn në fuqi të nesërmen, ndërkohë që seanca është zhvilluar në datë 16.02.2023. Kjo bëhet për qëllimin e vetëm që të pengohen deputetet nga pjesëmarrja në më shumë se një seance parlamentare si dhe në komisione.

Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023 shkel Nenin 70/1, 79/1, 73/1 të Kushtetutës.

4. Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023, është marrë në shkelje të Nenit 65/2 pika 2 të Rregullores së Kuvendit, në mungesë totale transparence, pa prezencën e deputetëve akuzues që kishin nënshkruar kërkesën për përjashtim, si dhe në mungesë provave, fakteve, apo indicieve,” thuhej në ankimin e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.