Çfarë tregon struktura e investimeve të huaja në Shqipëri ?!
Në 2025 fluksi total i investimeve të huaja direkte arriti 1.64 miliardë euro, me një rritje prej 3.5% krahasuar me vitin 2024.
Struktura e investimeve të huaja direkte praqitet :
-51% të totalit e zënë fitimet e realizuara nga kompanitë ekzistuese edhe të ri investuara. Thënë ndryshe 51% vjen si rezultat i zgjerimit të kompanive ekzistuese me anë të fitimet e realizuara në vend .
-31 % përbëhet nga investimet e të huajve në pasuritë e paluajtshme edhe
– pjesa e mbetur rreth 18% , janë investuar në sektorë të tjerë siç janë ndërmjetësimi financiar, bankat dhe energjia.
Megjithëse nga Kryeministri niveli i lartë u paraqit si arritje e madhe ekonomike, duhet thënë se investimet e huaja nuk janë apriori as shpëtim dhe as sabotim në një ekonomi përkundrazi, janë një mjet i cili kur përdoret siç duhet, mund të sjellë ndryshime të vërteta dhe pozitive. Por nëse investohen pa rritur produktivitetin mund të shkaktojë dëme afatgjata në ekonomi .
Për ta thjeshtëzuar sadopak shpjegimin tim , po i krahasoj ato për një moment me investimin që secili nga ne bën tek fëmija. Investimi për edukimin edhe zhvillimin e aftësive të fëmijës , krijon mundësinë e formimit të një individi të qendrueshëm produktiv edhe të pavarur. Po ashtu në një ekonomi kur investimet e huaja direkte rrjedhin në sektorë produktivë si prodhimi, industria , teknologjia e informacionit ato ndikojnë në rritjen aftësisë prodhuese të ekonomisë pasi krijojnë vende punë, transferojnë teknologji dhe njohuri duke nxitur kështu një rritje ekonomike të qëndrueshme .
Ndërsa, kur investojmë më shumë në veshjet e shtrenjta telefonat , kufjet, lodrat e fëmijës, padyshim në një kohë të shkurtër si prindi dhe fëmija do të ndihen mirë, por rezultati në afat të gjatë do të jetë “një përtac i llastuar në shtëpi”.
Të tilla janë edhe investimet në sektorët me produktivitet të ulët si ndërtimi turizmi apo blerjet e pasurive të pa paluajtshme nga individët e huaj, të cilat nuk rrisin produktivitetin e ekonomisë , edhe nuk transferojnë teknologji apo njohuri .
A mundet që fëmija juaj të zhvillojë aftësitë e tij më shpejt edhe më mirë se moshatarët, kur 18% e investimit tuaj shkon për rritjen e aftësive të tij edhe 82 % për dukjen edhe argëtimin? Pavarësisht se sa është shuma e investuar tek ky fëmijë kur ndarja është e tillë rezultati dihet . Në të njëjtën mënyre struktura e investimeve të huaja direkte ku 51 % e zënë zgjerimi i kompanive ekzistuese me burim fitimet e realizuara në Shqipëri , 31% blerjet e banesave nga jo rezidentët janë tregues i natyrës së investimeve të huaja jo produktive që tërheq ekonomia shqiptare. Ndërkohë që këto transaksione shpesh shihen si një shejnë që investitorët e vlerësojnë vendin si një destinacion premtues dhe solid investimi, fatkeqësisht duke mos rritur produktivitetin ato risin mundësitë e destabilitetit financiar në të ardhmen .
Thënë këtë , investimet e huaja janë një shpatë me dy tehe. Nëse nuk përdoret për të mësuar njohuri të reja, për të ndërtuar firma me punëtorë që mund të konkurrojnë globalisht , dhe të afta për avancuar në zinxhirin e vlerës , në vend të zgjidhjes ato bëhen problem .
Ndërsa kur investohen në sektorë produktivë edhe shoqërohen me politika realiste makro-mbrojtëse, investimet e huaja janë më shumë sesa para. Ato bëhen një urë drejt produktivitetit më të lartë, vendeve më të mira të punës , pra një rrugëdalje nga varfëria .
Ndaj kur politikanët duan t’ju mahnisin me shifrat e investimeve të huaja mos u mashtroni . Struktura e tyre ka vlerë !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



