E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ciao Roaming’: shqiptarët drejt telefonatave falas në BE nga 2026
Bota

‘Ciao Roaming’: shqiptarët drejt telefonatave falas në BE nga 2026

Shqipëria është një hap më pranë heqjes së tarifave roaming me vendet e Bashkimit Europian. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim publik ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, të cilat synojnë përafrimin e plotë të kuadrit ligjor shqiptar me standardet e BE-së për skemën “Roaming Like At Home”.

Sipas propozimeve, synimi është që deri në vitin 2026, qytetarët shqiptarë të mund të përdorin telefonat e tyre në vendet e Bashkimit Europian pa pagesa shtesë për thirrje, mesazhe apo internet, ashtu siç ndodh brenda territorit të Shqipërisë. I njëjti parim do të zbatohet edhe për shtetasit e BE-së që vizitojnë vendin tonë.

Ndryshimet ligjore parashikojnë gjithashtu reduktimin e kostove teknike mes operatorëve celularë, me qëllim që përfitimet të reflektohen realisht tek përdoruesit fundorë. Një element i ri është edhe parashikimi i masave ndëshkuese, përfshirë gjoba, për operatorët që nuk do të respektojnë rregullat e reja të roaming-ut.

Nisma vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë në tregun unik digjital europian, duke lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe komunikimin ndërkufitar.

Më herët, edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar heqjen e tarifave roaming për telefoninë celulare si një proces me rëndësi të veçantë në rrugën e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.