Del nga rruga autobusi në Tiranë, raportohet për tre të plagosur
7 persona të plagosur nga përmbysja e autobusit te rruga e Elbasanit

Nuk raportohet për persona në rrezik për jetën, por për lëndime të shkaktuara më shumë nga xhamat dhe përmbysja.
Gentjan Qosja është shoferi i autobusit të përmbysur pasditen e kësaj të diele te Rruga e Elbasanit. Mësohet se ai ka humbur kontrollin dhe autobusi i linjës së Krrabës, është kthyer përmbys.
Drejtuesi i autobusit dyshohet paraprakisht të ketë bërë manovrim të gabuar, duke u përplasur me makinat e parkuara anash rrugës
Sakaq, policia ka bërë të ditur se Qosja i është nënshtruar testit të alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Një autobus raportohet të ketë dalë nga rruga pranë “Sofrës së Ariut”, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


