E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion  shijo dhe këtë  herë “Paradën e Shqiptarëve” se nuk i dihet….
Politikë

Erion shijo dhe këtë herë “Paradën e Shqiptarëve” se nuk i dihet….

 Albert Mero

Dita e Flamurit është simboli më i fuqishëm i bashkimit dhe krenarisë kombëtare për shqiptarët kudo në botë. Por, në vend që kjo ditë të festohet në harmoni dhe respekt për figurat historike të kombit, hijet e politikës dhe korrupsionit të pushtetit vazhdojnë të njollosin kuptimin e saj.

Për të dytën herë radhazi, Tirana do të organizojë “Paradën e Shqiptarëve,” një aktivitet që synon të rikujtojë figurat më të shquara të historisë shqiptare. Por, përveç heronjve që përfaqësojnë idealet e lirisë dhe pavarësisë, një tjetër figurë, e errët dhe gjithmonë kontraverse, po bëhet pjesë e kësaj parade: Erion Veliaj.

Një pushtetar mes flamujve dhe prangave të munguara

Veliaj, i njohur më shumë për lidhjet e tij me aferat korruptive sesa për ndonjë kontribut të vërtetë kombëtar, duket se po shfrytëzon këtë aktivitet si një mundësi për të pastruar imazhin e tij. Ndërkohë që drejtësia në Shqipëri zvarritet, kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të jetë një simbol i të paprekshmëve të sistemit, i atyre që përdorin pushtetin për të mbuluar dështimet dhe abuzimet e tyre.

Veliaj ka urdhëruar administratën e Bashkisë së Tiranës të marrë pjesë me detyrim në këtë aktivitet. Në vend që të shijojnë një ditë kaq të rëndësishme sipas dëshirës së tyre, punonjësit janë kthyer në dekor politik, një masë anonime që përdoret për të mbushur sheshin dhe për të krijuar iluzionin e mbështetjes popullore.

Nga mitingjet e PS-së te parakalimet e turpit

Kjo praktikë nuk është e re për Veliajn dhe Partinë Socialiste. Përdorimi i administratës si turmë për mitingjet partiake dhe fushatat elektorale është një fenomen që përsëritet rregullisht. Punonjësit kërcënohen me largim nga puna nëse nuk binden, duke u zhvishur nga dinjiteti dhe të drejtat e tyre si qytetarë të lirë.

Ajo që ndodh këtë të enjte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk është një festë kombëtare, por një teatër politik. Flamujt e kuq e zi, që duhet të përfaqësojnë unitetin dhe historinë tonë, do të valëviten nën hijen e një kryebashkiaku që ka ndotur çdo gjë që ka prekur.

Kur do të vijë dita e vërtetë e llogaridhënies?

Në Ditën e Flamurit, Shqipëria meriton të nderojë të kaluarën dhe të shohë drejt një të ardhmeje të ndritur. Por, sa kohë që figura si Erion Veliaj dominojnë skenën politike, e ardhmja do të mbetet në errësirë.

Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar. Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa pastruar institucionet nga hijet e korrupsionit dhe të abuzimit me pushtetin. Erion Veliaj mund të parakalojë në bulevard edhe ketë herë, por ku i dihet? Haberet nga SPAK-u nuk janë të mira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.