Ermali tregohet i pamëshirshëm/ I nxjerr të palarat Alketa Vejsiut
Ka startuar nata finale e show-t “Dance With Me” në televizionin Klan.
Kjo mbrëmje speciale është shoqëruar me një surprizë, pasi është hapur nga humoristi dhe moderatori i “Xing Me Ermalin”, Ermal Mamaqi.
E ndërsa Ermali me humorin e tij ka ftuar në skenë Alketën, nuk i ka kursyer “të këqijat” e komshikllëkut në Klan.
Ermali ka thënë se Alketa asnjëherë nuk i hedh plehrat, siç do bënte një komshie e mirë.
Madje për inat të tij, ka thënë Ermali, Alketa e parkon makinën pas tij dhe ikën në shtëpi me taksi.
Nën trysninë e humorit dhe të qeshurave, të dy sëbashku kanë ftuar çiftet në skenë.










Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


