” EUROMED” ja bën ” Fora” duke gllabëruar 860 milionë nga Qendra e Transfuzionit
Hervin Fora është njëri prej oligarkëve të shëndetësisë që ka grumbulluar para thuajse të pafundme nëpërmjet fitimit të shumë tenderave të dyshimtë të dhënë nga insitutionet e shëndetësisë gjatë viteve të fundit.

Por duket se paratë e përfituara prej tij do të shtohen përsëri, pasi sapo ka “gllabëruar” edhe 860 milionë lekë të vjetra me TVSH nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ). Ky institucion i varur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka organizuar një procedurë prokurimi që mban numrin e referencës REF-97276-03-04-2024.
Objekti i saj është “Loti Nr.4, Sete për REVEOS, Sistemin MIRASOL për inaktivizimin viral të produkteve të gjakut dhe Aksesorë ngjitës për TSCD II” dhe ka si fond limit shifrën 72,152,520 lekë të reja pa TVSH ose rreth 865 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke shfletuar dokumentacionin e kësaj procedurë shikohet se në garë ka marrë pjesë vetëm firma fituese. Bëhet fjalë për kompaninë “EUROMED” SHPK që rezulton në pronësi të Hervin Fora dhe Engjëll Hoxha.

Oferta e tyre që natyrisht është shpallur edhe fituese si garuesja e vetme, është në vlerën 71,945,520 lekë të reja pa TVSH ose gati 860 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër nga ana tjetër është sa 99.7% e fondit limit, duke shtuar më shumë dyshimet se fituesi dihej që në fillim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



