Festohet mes luksit 10 vjetori i “Fundjavë ndryshe”

Facebook
X
WhatsApp
Telegram
Screenshot

­

Qeveria i dhuroi 16 mijë metra katrorë tokë publike dhe ndërtesa shtetërore

Nga aktivist i FRESH-it, në “fytyrën sociale” të qeverisë  dhe marrës të pronave publike me 1 euro

Historia e privilegjuar e Arbër Hajdarit dhe fondacionit “Fundjavë Ndryshe”

Screenshot

Në Shqipëri, bamirësia duartrokitet. Por kur bamirësia përzihet me politikë, prona publike dhe favore shtetërore – lind investigimi.

Historia e Arbër Hajdarit nuk nis te humanizmi.

As te fondacioni.

Ajo nis te FRESH, rinia e Partisë Socialiste.

Aty Hajdari ndërtoi rrjetin e kontakteve, aty u afrua me strukturat drejtuese, dhe aty njohu Edi Ramën.

Më pas, rruga e tij ndryshoi shpejt: nga aktivist i forumit rinor, në figurë publike të afërt me Kryeministrin.

Ndërkohë, babai i tij, pikërisht në periudhën e forcimit të këtij raporti, u emërua inspektor i lartë nga qeveria Rama  një detaj që nuk është rastësi në një vend ku meritokracia rrallë sundon vetë.

Dhe pastaj nisi kapitulli “Fundjavë Ndryshe”.

Jo si një histori e thjeshtë ndihme por si një projet social i shndërruar në kanal privilegjesh shtetërore.

Kronologjia e pronave publike  gjithmonë tek i njëjti emër

1. Vendimi i parë – 13 mars 2019

VKM për dhënie me qira 1 euro e një prone në Brar të Tiranës.

Sipërfaqja e përgjithshme: 43.169 m².

Fondacioni merr në administrim truallin dhe objektet ekzistuese.

2. Vendimi i dytë – 29 korrik 2020

Qeveria miraton shembjen e katër objekteve shtetërore, për t’ia kaluar sërish fondacionit hapësirën për administrim.

Zona? Përsëri Brar, Tiranë.

3. Vendimi i tretë – 17 prill 2024

Me programin “Shqipëria 1 Euro”, “Fundjavë Ndryshe” përfiton një pronë të re:

  • 16.214 m² tokë publike
  • 3.138 m² ndërtesa ushtarake ish-repart depo 5011
    Afati: 20 vite.

Në këto hapësira sot janë ngritur:

restorant

qendra kursesh

biblotekë

klinikë dentare

magazina e hapësira komerciale

park lojërash

zyra administrative

Struktura që prodhojnë të ardhura.

Fondacioni deklaron se fitimet përdoren për bamirësi.

Por asnjë auditim financiar i detajuar nuk është bërë publik.

Asnjë raport i hapur i të ardhurave dhe shpenzimeve.

Vetëm besimi.

Nga fondacion bamirësie, në aset ekonomik me favore qeveritare

Ndërkohë që fondacionet e tjera luftojnë për fonde duke mbledhur dinarë e euro nëpër rrjete sociale, Fundjavë Ndryshe organizon evente luksoze në Pallatin e Kongreseve, me produkte skenike që kushtojnë mijëra euro.

Kjo nuk është një festë e bamirësisë.

Është ekspozim fuqie, influence dhe akses politik.

Sepse kur një OJF përfiton tre herë prona shteti, me qira simbolike, ndërton struktura private brenda tyre dhe operon si biznes, pyetjet lindin vetë:

A është kjo bamirësi – apo marketing social për qeverinë?

A është Arber Hajdari filantrop – apo produkt politik me investim shtetëror?

Në këtë vend, kush e merr 1 euro tokën publike? Ai që ka nevojë  apo ai që ka lidhje?

Promovuar si një fondacion bamirësie mbuluar me shumë dyshime për menaxhimin e fondeve të mbledhura nga shqiptarët, “Fundjavë ndryshe” sot festoi 10 vjetorin. Në një event që as kompanitë më të njohura nuk e bëjnë. Me projeksione, me ledwall dhe në sallën që kushton mjijra euro në Pallatin e Kongreseve. Si i përkëdheluri i Edi Ramës, fondacioni dhe themeluesi i tij kanë edhe një histori që mediat e komentuan si abuzive në lidhje me tokat dhe godinat shtetërore qe kane marrë si të privilegjuar. Motivi për bamirësi por aty thuhet se zhvillohen biznese private me fitime marramendëse.
1bc1a89a 93c0 43a9 988c c8288cfbaede

1b326d80 2b93 46d2 8674 bc8160faaee4
Ja çfarë shkruante Boldnews pak kohë më parë:
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria Berisha “Shqipëria 1 euro”, por Këshilli i Ministrave me urdhër të liderit socialist e zbaton me përpikmëri gjithmonë aty ku kanë interes.

Së fundmi fondacioni jofitimprurës “Fundjavë Ndryshe” me president Arbër Hajdarin me një VKM më 17 prill 2024 kanë përfituar një pronë të tretë përmes programit “Shqipëria 1 euro”.

Pas një kërkimi në “OpenCorporatesAlbania”, rezulton se Arbër Hajdari ka marrë në zotërim pronën e një ish-reparti ushtarak depo me nr. 5011 me sipërfaqe 16 214 m2 dhe sipërfaqe ndërtim 3138 në Brar të Tiranës e cila ka qenë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 vjet.

61e029ea 17e3 471c 9a0c ab8dbdc372e0

225234c7 26ef 48a2 8bf3 7c0bb15d1da6

848c832c d6d0 43b2 9282 30a91951bd30

Arbër Hajdari pasi ka marrë në zotërim këto prona ka ndërtuar restorant, magazina, biblotekë, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, park argëtues për fëmijë, zyra, etj, ndërsa të ardhurat siç pohon ai shkojnë gjithmonë për bamirësi pasi fondacioni është jo-fitimprurës.
Ky vendim i qeverisë është paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se Arbër Hajdari do të ndërtojë biblotekë në Brar të Tiranës.
Kjo nuk është hera e parë që Arbër Hajdari me fondacionin e tij merr prona shtetërore me një qira modeste 1 euro, pasi në 5 vitet e fundit ky është vendimi i tretë i qeverisë Rama që i “dhuron” prona shtetërore bazuar në ligjin “Shqipëria 1 euro”.

“Dhurata” e parë nga Rama për Arbër Hajdarin daton më 13 mars të vitit 2019 ku me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave u miratua lidhja e kontratës së qirasë me tarifën “1 euro” për një truall funksional dhe objekt me vendndodhje në Brar të Tiranës, me sipërfaqe të përgjithshme 43 169.

Por Rama nuk ndalet me kaq pasi më 29 korrik të vitit 2020 sërish me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, miraton shembjen e katër objekteve me qëllim final dorëzimin e kësaj sipërfaqe shtetërore në administrim të fondacionit “Fundjavë ndryshe”, sërish në zonën e Brarit në Tiranë. Boldnews.al

 

Publikuar nga Publik Media