E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festën e “Nonës” në Përmet
Uncategorized

Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festën e “Nonës” në Përmet

Në korrik Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, u bëri ftesë të gjithë shqiptarëve të jenë pjesë e festës së “Nonave”. Festa zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Përmet dhe në këtë vit, ka nisur dje datë 11 për të vijuar edhe në datat 12 dhe 13 gusht.

Pas njoftimit të Ramës përmes rrjeteve sociale, festa e dedikuar gjysheve, ngjalli reagime të shumta pasi shumë persona e cilësonin ngjarjen si një festë e sajuar artificialisht dhe që nuk është fare e pranishme në kulturën shqiptare.

Ndërkohë një qytetar ka filmuar një detaj në monitorin që është vendosur në qytetin ku po mbahet festa e “Nonave”. Në ekranin para të cilit performuan artistët e ftuar, është shfaqur flamuri shqiptar me yllin komunist mbi të.

Vlen të theksohet se ylli komunist, ka qenë pjesë e flamurit në vitet e diktaturës me udhëheqës Enver Hoxhën dhe u hoq në vitin 1992, teksa është parë në festën e “Nonave” në Përmet me kryebashkiake Alma Hoxhën, në një kohë që vendi qeveriset nga kryeministri Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.