E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTOLAJM
Publik News

FOTOLAJM

MALI TOMORRIT – gusht 2017

 A. Çepani
Nese nuk do kisha info per festat fetare do mendoja se kjo foto eshte bere ne Afrike.
Kjo eshte cmenduri ne aspektin psikologjik, shendetsor dhe mjedisor. I ruajt zoti ata njezez qe therrin e konsumojne mish ne kushte dhe temperatura absolutisht te pa pershtatshme. Po sherbimi veterinar me AKU ne krye a po kontrollojne apo jane shtruar te hane e pine
Kjo eshte Shqiperia evropiane

Kasaphane primitive, edhe ne syte e lemerisur te femijeve… ne Shqiperine tone.

Ulërima therrëse si zë fëmijësh…..sy të llahtarisur që lotojnë….gjak që shpërthen si shatërvan kudo që shikon…..Njerëz që hanë shpretka të gjalla sepse ashtu e do tradita…. Fytyra fëmijësh që lyhen me gjak sepse ashtu “është mirë”…. Male të mëdha të krijuara nga mbeturinat e të brëndshmeve të kafshëve që “nuk duhen”…..

Kanalizime të ndërtuara posacërisht për rrjedhjen e gjakut të atyre që s’kanë gojë të flasin…. Ky është përdhunimi që i bëhet Malit të shenjtë të Tomorrit në festën e Baba Aliut! Këto janë “veprat e mira” që i bëhen dhuratë Zotit që të na “bekojë”!!!

E respektoj bektashizmin si fe, jam bir i atyre anëve dhe i atij mali….por asnjeherë nuk kam për të pranuar “festa” që promovojnë dhunën, erën e gjakut dhe terrorit!!

Ai mal duhet të kundërrmojë aromë paqeje, dashurie, sherebeli dhe rigoni si bimët endemike që ka dheu i tij…..jo kufomash dhe barbarie!!!

Zoti na faltë për gjithçka i bëjmë kësaj toke!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.