E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FUSHATA E TALLAVASË
Sot

FUSHATA E TALLAVASË

Erion Dasho

Brezi im është i fundit brez i edukuar në komunizëm që mban mend festat e kooperativave ku kërcehej rreth grurit apo prodhimeve të tjera bujqësore me këngë e valle standarde, treçereku i të cilave flisnin për partinë dhe Enverin.

Këto pamje të pështira më janë rikthyer në kujtesë, kur shoh rilindësit e sotëm të shfrytëzojnë çdo mundësi për të kërcyer me të rinj, të moshuar, gra e burra. Me lëvizje prej dallkaukësh dhe pozat aspak natyrale që marrin, rilindësit janë bërë thellësisht qesharakë.

Por, rilindësit nuk janë budallenj!

Në të kaluarën ata kanë shfrytëzuar edhe fabula si timoni e tepsia për të ndërtuar mbi to fushata të suksesshme që u kanë dhënë fitoren.

Duke kërkuar falje për shprehjen, budallenj e syleshë janë ata që bien në grackën e rilindësve dhe me një kërcim tallavaje u japin votën që do t’i skllavërojë edhe katër vjet të tjerë.

Nëse rilindja fiton, vota e 14 majit do të mbahet mend padyshim si vota e tallavasë.

Është në dorën e shqiptarëve të nxjerrin zbuluar propagandën e boratëve dhe të bëjnë që kjo fushatë të mbahet mend si vota e ndryshimit.

Të shpresojmë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.