E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gent Zenelaj: Ju keni partinë e lekut, ne do ta bëjmë teatrin në rrugë
Sot

Gent Zenelaj: Ju keni partinë e lekut, ne do ta bëjmë teatrin në rrugë

Ndonëse mazhoranca votoi gjatë seancës së sotme të Kuvendit futjen në kalendar të pr.ligjit për t’i hapur rrugë shembjes dhe ndërtimit të ri të Teatrit, artistët janë mbledhur pasditen e sotme sërish para Teatrit Kombëtar për të protestuar kundër shembjes së këtij institucioni.

Gjatë fjalës së tij, aktori Gen Zenelaj i është drejtuar Kico Londos, i cili qëndronte në një nga dritaret e Teatrit Eksperimental duke i kërkuar të mos qante sepse do bëhet një teatër më i bukur.

“Po u them atyre që do të vijë dita që ta bëni gjumin e qetë, më kanë akuzuar mua se jam partiak se votojmë atë parti që duam. Ju keni partinë e lekut, zoti i juaj është leku, bëni be për lekun. Më lejoni t’u quaj qytetar të lirë të këtij vendi, unë sot përulem para jush. Faleminderit që zgjodhët që të jeni të lirë. Kiço mos qaj, ne do ta bëjmë teatrin në rrugë, do bëjmë një teatër më të bukur. Kiço mos qaj”- u shpreh Zenelaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.