E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë lë përfundimisht Lefter Kokën në burg
Politikë

Gjykata e Lartë lë përfundimisht Lefter Kokën në burg

Rrëzon rekursin për masën e sigurisë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i ka dërguar dy kërkesa Gjykatës së Lartë për ndryshim të masave të sigurisë për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.

Por mësohet se Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin, duke refuzuar kështu të nxjerrë nga qelia ish-ministrin.

Kujtojmë se më parë Lefter Koka i kishte kërkuar GJKKO-së që t’i hiqej masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për inceneratorin e Fierit.

Por GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë dhe më ai iu drejtua Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu nuk pranoi të zbusë masën e sigurisë.

Ish-ministri synon të dalë nga qelia me pretendimin e problemeve shëndetësore.

Kujtojmë se Lefter Koka akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.