E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Albin Kurti
Bota

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë pas nisjes së thirrjes së dëshmitarëve nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte në Hagë.

Në një prononcim për mediat në Prishtinë, Kurti u shpreh se procesin e ndjek brenda kufizimeve që i lejon pozita e tij si kryeministër, por theksoi se qeveria ka dhënë mbështetje të vazhdueshme.

“E kam parë pjesërisht, aq sa kam mundur për shkak të aktiviteteve të shumta. Mbrojtja ka një orientim të qartë, ndërsa roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por qëndrimi im për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar që nga fillimi,” deklaroi Kurti.

I pyetur për përmendjen e Adem Demaçit si figurë qendrore gjatë procesit, Kurti nuk pranoi të jepte një koment të drejtpërdrejtë:

“Unë besoj se duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.”

Gjithashtu, ai zgjodhi të mos përgjigjej nëse beson se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

Procesi i mbrojtjes ka nisur javën e kaluar me dëshminë e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, si dhe të këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams.

Rubin, në dëshminë e tij tre-ditore, theksoi se roli i Thaçit gjatë luftës ishte politik, pa kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së, duke shtuar se nuk ka asnjë informacion që e lidh Thaçin apo Jakup Krasniqin me pretendimet për vrasje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.