Ironizon Manjani: Çudi të ketë pakënaqësira në Vlorë, aty e votuan vetë kryeministrin
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Vlorës. Ai është takuar me studentët e universitetit “Ismail Qemali”, ku kanë dialoguar në lidhje me tetë kërkesat që studentët kërkojnë që kryministri t’u plotësojë.
Në lidhje me këtë takim, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai e ironizon Ramën se përse ndihet i çuditur me pakënaqësitë e studentëve në Vlorë. Manjani e ka shtuar ironinë, duke shtruar pyetjen se mos vallë ja ka kurdisur opozita këto pakënaqësira kryeministrit Rama.
Statusi i Ylli Manjanit:
Çudi! Në Vlorë ku u votua vetë Kryeministri, paska pakënaqësi! Ta ketë kurdisur opozita edhe këtë? Apo kazani?!

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



