E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kandidati i opozitës Belind Këlliçi për Bashkinë e Tiranës, tregon për tre prioritetet e tij
Uncategorized

Kandidati i opozitës Belind Këlliçi për Bashkinë e Tiranës, tregon për tre prioritetet e tij

Kandidati i Opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh në “A Show” tek Adi Krasta, se 3 prej prioriteteve që ka ai në këtë fushatë, dhe plani për nesër në qeverisjen e qytetit, kanë të bëjë me; rininë, me luftën ndaj korrupsionit, dhe me cilësinë e jetës.

Bashkia sipas tij i ka mundësitë të ofrojë për të rinjtë shanset që të qendrojnë këtu, të kenë një apartament, e të ushtrojnë një profesion e të ndërtojnë karrierën. Gjë që sot është e pamundur, ndaj dhe të rinjtë po ikin.

Pika e dytë që Këlliçi veçoi ka të bëjë me korrupsionin. 

Ai u shpreh se do të qendrojë fort tek transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit në bashki, gjë qe sipas tij do të sjellë rikthimin e besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet.

Dhe pika e tretë, ka të bëjë me cilësinë e jetës, me disa elemente thelbesore, si, trotuaret, më shumë mundësi për qarkullimin, dhe të tjera gjëra bazike, si uji.

Belindi pohoi se Bashkia i ka të gjithë asetet dhe potencialin t’i realizojë këto objektiva, duhet vetëm vullnet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.