Korreshi ironizon qeverinë e re: Si do ia bëjnë me Diellën pa drita?
Në fshatrat e Lushnjës s’ka ende drita
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka shigjetuar me ironi përbërjen e qeverisë së re, duke e lidhur me problemet ende të pazgjidhura të furnizimit me energji në zonat rurale të Lushnjës.
“Në fshatrat e Lushnjës s’ka ende drita. Si do ia bëjnë me Diellën, kur t’i hiqet priza?”, u shpreh Korreshi, duke thumbuar me humor situatën aktuale.
Deklarata e tij vjen në një moment kur kabineti i ri qeveritar ka zgjuar debate të forta, ndërsa ironia e Korreshit pasqyron mosbesimin e opozitës për aftësinë e qeverisë për të menaxhuar realisht sfidat energjetike dhe sociale të vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



