E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lidhjet e Anila Shehut  të REZIDENCËS STUDENTORE me BORDIN dhe VELIAJN
Denoncime

Lidhjet e Anila Shehut të REZIDENCËS STUDENTORE me BORDIN dhe VELIAJN

LIDHJET POLITIKE TË DREJTORESHËS SË REZIDENCËS STUDENTORE ANILA SHEHU DHE ANËTARËVE TË BORDIT TË REZIDENCËS STUDENTORE ME PS DHE ERION VELIAJN

Nga Andrea Bregu – Aktivist

Anila Shehu është Drejtoresha e Rezidencës Studentore nr 1 ndaj të cilës janë hapur hetimet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën “Shpërdorimi i Detyrës” pas Kallëzimit të Aktivistit të Kauzave Studentore Aurel Kujtimi në SPAK të cilët kthyen çështjen për “moskompetencë” në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Por Anila Shehu nuk është vetëm Drejtoresha e Rezidencës Studentore nr 1 ajo është edhe Kryetarja e Degës 5 të Partisë Socialiste e cila është e emëruar në këto 7 vite nga Edi Rama dhe personi më i ngushtë i Pandeli Majkos në Njësinë 5.

Anila Shehu është edhe nënpunësja e Erion Veliajt për shkak se Rezidenca Studentore është një institucion nën varësi të Bashkisë Tiranë dhe është një Shoqëri Aksionere SH.A ku aksionet i ka Bashkia Tiranë dhe në Bordin Drejtues të Rezidncës Stdentore nr. 1 është Plarent Ndreca i cili është një nga njerëzit më të besuar të Erion Veliajt ndër vite.

Plarent Ndreca ka qenë kandidati i Erion Veliajt në Qarkun Lezhë i G99 dhe krahu i djathtë i Erion Veliajt për fushatën në vitin 2015.

Pra fijet e rrjetës së merimangës të cojnë vetëm tek një person Erion Veliaj ku edhe vjedhja dhe abuzimi me fondet me tenderat në Qytetin Studenti është kryer për llogari të Erion Veliajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.