E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani nuk i ndahet ambasadores Kim: E le namin topa-topa…
Sot

Manjani nuk i ndahet ambasadores Kim: E le namin topa-topa…

Ylli Manjani

Edhe një sqarim, post-sqarim:

Zonja Kim, për përpjekje për të larë atë që bëri në mëngjes, thotë se “janë 4 persona të shpallur nongrata”… pra nuk është vetëm Berisha.

Po mirë e ça pastaj?!
Këto që shpallen nongrata për kushedi se ç’arsye politike, sepse nuk janë të deklaruar nga drejtësia Amerikane, duhet t’i japin fund jetës në vendin e tyre?!

Kush e tha apo në ç’dokument ligjor shkruhet se po të të ndalohet hyrja në Amerikë u dashka të ndalosh aktivitetin politik në vendin tënd?!!

Po ata nongratat e tjerë në gjithë botën që zgjidhen në funksione drejtuese shtetërore dhe shefat e zonjës Kim i takojnë si Çeço, pse paskan të drejta më shumë sesa Gjushi, Toma apo Saliu?!

Ç’llogjikë është kjo?!
Diplomatike?!
Ligjore?!
Kushtetuese?!

Jo moj zonjë jo!
Edhe ata që ju s’i doni për arsyet tuaja politike e diplomatike, kanë liri e të drejta të plota në vendin e tyre.

Ne në Shqipëri nuk jetojmë me vizë Amerikane, por me shtetësi e kombësi Shqiptare. Nuk na doni në vendin tuaj, dakord. Por kjo nuk na ndalon të jetojmë në vendin tonë si të na dojë kokrra e qejfit. Pa vizë amerikane e madje.

Dikush ta këshillojë zonjën se sa herë shprehet për këtë temë vetëm e rëndon pozitën e saj dhe diskretiton edhe më keq shtetin që mendon se përfaqëson.

E ka llogjikën copë, po copë fare.

E lë namin topa topa-thonë andej nga Vlora.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.