E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mashtrimi me kriptomonedhat: Gjykata lë në burg financierin e televizionit “Syri” dhe 11 të arrestuarit
Uncategorized

Mashtrimi me kriptomonedhat: Gjykata lë në burg financierin e televizionit “Syri” dhe 11 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi 12 nga 20 masat e sigurisë në kuadër të një operacioni policor kundër një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha duke vijuar për ta arresti në burg.

Mes personave që do të qëndrojnë në burg është edhe Evis Sopi, financieri kryesor i televizionit të Familjes Berisha, ‘Syri Tv’ arrestuar si pjesë e bandës, që Prokuroria dyshon se pastroheshin para përmes këmbimit të kriptovalutave dhe që përdoreshin si pagesa mes grupeve kriminale.

Ndërkohë për 6 të tjerë masa është ndryshuar nga arrest në burg në detyrim paraqitje, dhe për dy është vendosur arrest shtëpie.

Arrest në burg:

Pirro Verdhi
Valentino Leka
Ridvan Nuhiji
Nexhmedin Sali
Muhamed Saraçi
Evis Sopi
Frederik Sinanaj
Tedi Agastra
Armando Gjoçi
Genci Sula
Dorian Dodaj
Denard Dani

Detyrim paraqitje:

Arlin Kajo
Aldi Ruli
Riduan Bajrami
Spartak Gjoçi
Arbëror Agastra
Jonid Lazaj

Arrest shtëpie:

Aurora Bregu
Lidra Leka

Policia ekzekutoi të hënën 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre sipas organit hetues në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa personat e tjerë janë bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha. Ata akuzohen për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.