Mirlinda e AKSHIT i jep ish-ortakut të Ilir Beqajt tenderin 2.2 miliardë
Ilir Beqaj mund të jetë duke u përmendur herë pas here në media për lidhjet e tij me korrupsionin, me koncesionin e sterilizimit dhe me vara-vingot në dyert e SPAK ama ish-ortaku i tij vazhdon të marrë tendera nga buxheti i shtetit.


Ish- ortaku i Beqes duket se i ka shpëtuar syrit të SPAK , bëhet fjalë për Sokol Sinanin, ish-ortak i Ilir Beqajt në firmën INTECH+. Tashmë me një tjetër kompani të quajtur “DATA LOG”, Sokol Sinani ka futur në xhep plot 2.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH nga Mirlinda Karçanaj.
Në tenderin që mban numrin e referencës REF-72868-06-19-2023 dhe ka si objekt “Mirëmbajtja e Sistemit e-receta- për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”.

Se çfarë ka për t’u mirëmbajtur një sistem aq amator si e-receta për të justifikuar shifrën prek 2.2 miliardë lekësh sigurisht e dinë vetëm ish-ortaku i Beqajt dhe vetë Mirlinda. Sokol Sinani ka hyrë në këtë tender bashkë me Grigor Jotin e INFOSOFT SYSTEMS dhe natyrisht kanë fituar, ashtu siç pritej.

Konkretisht oferta e shpallur fituese ka patur vlerën prej 186,600,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 2.2 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Faktin se fituesit diheshin që në fillim, e përforcon edhe fakti se vlera fituese është sa 94% e fondit limit të kësaj procedure.
Si do t’i shpenzojnë këto 2.2 miliardë ish-ortaku i Ilir Beqajt dhe Grigor Joti? A do t’i japin ndonjë kacidhe edhe Mirlindës? Mirëlinda e ka ves, e jep fitueseve nga 94% e fondit limit të procedurave e sipër.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



