MOJ BUDALLAÇKA MIRELA KUMBARO!
Bledi Mane
Mbrema ne zemer te Tiranes vallzonte e kendonte gjithe Shqiperia. Gezonin te gjithe se prej kembenguljes dhe punes, kryeqyteti shqiptar ka nje shesh ku nderthuret natyra, historia, arkitektura, tradita.
Dje oshetinte folklori shqiptar madje kishte edhe mysafire nga Kosova e Kalabria por askush nuk ndjeu dhe perjetoi folklorin autentik dhe te paperseritshem te Permetit.
Mbreme dalldia e qellimshme apo mendjelehtesia e organizatoreve ofendoi nje nga trevat ku shqiptarizmi eshte ngritur e mbrujtur ne nivel intelektual. Curufjasja e regjisorit plak Pali Kuke bashke me euforine e bashkiakeve te kryeqytetit lendoi vellezerit Frasheri, Tefta Tashko Kocon, Mentor Xhemalin, Laver Bariun e qindra artiste e guximtare te se bukures jo vetem permetare. Ne fakt nuk kane faj se muzika dhe kenget permetare flasin per natyren, bukurine, rakine, dashurine, ndjenjen, atdhedashurine. Kenget permetare nuk jane si folklorizmat labe apo veriore me vjedhje, grabitje, harbuteri, kaçakë, me pengmarrje, me vrasje, therrje, thyerje bese, gjakmarrje…
Dhe veç kesaj fyerjes se perkohshme nje tjeter fyerje permanente i eshte bere Permetit ne zemer te kryeqytetit te shqiptareve.
Ne pedonalen e sheshit Skenderbe do te gjeni pllaka guri nga te gjitha trevat por kurresesi asnje pjesez gur nga vendi i gurte e shkembor sic eshte treva permetare e njohur boterisht dhe shkencerisht si e tille. Me guret e Permetit eshte ndertuar jo vetem ne vend dhe ne rajon por me pllakat e gurta permetare eshte stolisur madje edhe parlamenti i Maltës dhe selia qendrore e Bankes Kombetare Kineze ne Pekin. Permeti ndryshe nga te gjitha qytetet e vendit ka ne zemer te tij edhe shkembin gjigand te njohur ndryshe si Guri i Qytetit, nje veper monument natyror dhe historik.
Edhe nese shetisni neper labirinthet lulishte te sheshit Skenderbe do te hasni e do te shihni qindra peme e lule, madje do te shihni trangull Lushnje, speca Fieri, patate Kukesi, patellxhan Tropoje, kunguj Gramshi por kurresesi nje peme, nje lule ose sikur nje trendafil Permeti.
Andaj nuk mund te rri i qete e gojekycur jo vetem si permetar a gazetar, andaj po i bertas e i klith kumbares se mediokritetit Mirela Kumbaro, ministrja me e deshtuar e kultures dhe e trashegimise e cila nuk tentoi te nderhynte te projektuesit apo ndertuesit per te vendosur ne vend neperkembjen qe iu be Permetit ne ate shesh te gjithe shqiptareve.
Dhe me paturpesine me te madhe kandidon ne Permet si deputete socialiste. Po u kerkon votat permetareve duke ofenduar krenarine e permetareve. Por sado te tentoni ta plagosni e ta ofendoni Permetin ne zemer te Atdheut, nuk keni as takat, as bythe e as Ne mes te atij sheshi ngrihet krenar monumenti i legjendarit Skenderbe i punuar plot art, plot deshire, talent e pasion nga duart e dy permetareve te pavdekshem, skulptoreve legjendare te ketij vendi Odise Paskali dhe Janaq Paço. Permeti eshte anembane Shqiperise, Permeti dhe permetaret jane fytyra evropiane e Shqiperise.
Jemi përmetarë dhe ndjehemi krenarë.
Jemi përmetarë dhe e gëzojmë jetën!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




