Neritan Nallbati pas Gys Agasit dhe Granit Pepnikës së ‘call-center’-eve në Shqipëri

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Naim Noka

Edhe punonjësi më i thjeshtë që punon, të tregon me gisht  se një ndër mbrojtësit e call-center-ave mashtruese është eminenca gri e Ilir Prodës, Ergys Agasit dhe Suelit: Neritan Nallbati.

Jo vetëm që ka mbijetuar duke ecur krah për krah me krimin. Edhe pse SPAK ka prova përvëluese nga dosja SKY-ECC, Nallbati bën suportin e krimit nga krerët e bandave deri në qelizë.

Partnerët ndërkombëtarë janë në pikë të hallit në raport me besueshmërinë e Policisë së Shtetit.
Goditja e rrjeteve kriminale të call-center’ave në Tiranë, që vjedhin mbi 50 milionë euro në muaj qytetarëve evropianë, ku duam të aderojmë, bëhet përmes mashtrimit.

Pas ardhjes së Ilir Prodës, kontrolli i call-center’ave me nga 300 operatorë kaloi tek Ergys Agasi dhe Nallbati. I gjithë tregu i krimit dhe vjedhjes kontrollohej nga disa eksponentë të policisë, që gjithmonë, pas pagesave të majme, jepnin mbrojtje dhe garanci.

Pika kyçe e aktivitetit qëndronte te superbosët që sigurojnë numrat, infrastrukturën dhe burimet njerëzore. Një i tillë, që ndante përqindjen vetëm për numrat e mirë, ishte Granit Pepnika. Ai, bashkë me Agasin dhe suportuesit në Policinë e Shtetit, ndanin pjesën e luanit, diferencën për Nallbatët dhe rrogat me bonuse të punonjësve.

Pothuajse të gjithë bosët e padukshëm apo të paekspozuar të call-center’ave kishin Gysin, Suelin dhe të fortë që i mbronin dhe i suportonin. Një punonjës ekspert i një agjencie ligjzbatuese la të nënkuptohej se pas call-center’ave në Policinë e Shtetit ishte Neritan Nallbati.

Ky ishte siguria e botës së mashtrimit me call-center në Tiranë, duke shfrytëzuar në maksimum lidhjet me Ergys Agasin dhe Suel Çelën. Madje, duke i shoqëruar me eskortë policie lëvizjet e tyre.

Nallbati ka një karrierë në Policinë e Shtetit që nga koha e qeverisjes së Sali Berishës. Tre vitet e fundit, kur Ergys Agasi, Pojat dhe Suel Çela ishin “zot” të AKSHI-t, ‘lulëzimin’ e call-center’ave kriminale e kaluan dhe Ilir Prodën në “LOLO”, dhe më shumë peshë kishte Neritan Nallbati me detyrën e Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Më herët Neritan Nallbati ka ushtruar këto funksione në Policinë e Shtetit;

  • Drejtor i Policisë në Durrës
  • Drejtor i Departamentit për Sigurinë
  • Drejtor i Policisë Berat
  • Drejtor i Standardeve Profesionale
  • Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
  • Drejtor i Policisë Fier
  • Drejtor i Policisë Elbasan
  • Drejtor i Policisë Vlorë
  • Specialist në Policinë e Elbasanit
  • Shef zyre në Policinë e Elbasanit
  • Specialist në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Rendit Publik
  • Zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë
  • Shef Komisariati në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë
  • Shef i Policisë Kriminale Tiranë
  • Specialist i Policisë Kriminale Tiranë

I akuzuar si protektor i rrugëve të kokainës në Fier, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, si dora e grupeve kriminale në Policinë e Shtetit, Nallbati u përjashtua nga policia në vitin 2003 për lidhje me krimin e organizuar, por u rikthye shumë shpejt, duke vijuar katapultimin në pozicione kyçe. Ka pretendime se grupet kriminale paguan 7 milionë euro për rikthimin e tij në polici, në pozicione drejtuese.

Pasuria e deklaruar e Neritan Nallbati rezulton qindra mijëra euro, ndërsa pasuria e kamufluar dyshohet se ka një vlerë dhjetëra milionë euro. Për të justifikuar shumfishimin e pasurisë së deklaruar, Nallbati ka dhënë dhjetëra mijëra euro me fajde, vepër penale të cilën e ka deklaruar vetë në ILDKPKI.

Me gjithë sagën e ngarkesave kriminale, pasurinë e fshehur, paratë me fajde dhe mungesën e arsimit, Neritan Nallbati e kaloi lehtësisht Vetingun në polici.

Neritan Nallbati është nën hetim nga SPAK, mbështetur në prova që kanë dalë nga dosja SKY-ECC, ku vërtetohen lidhjet me eksponentë e grupe kriminale. Sipas tabulateve të telefonit dhe dosjes SKY-ECC, Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ka dalë në shumë kontakte me krerë të krimit të organizuar, mes tyre me Ben Qimen e Fierit, Trifonin e “Bana-King”, Talo Çelën, Sokol Sanxhaktarin, bandat Çopja e Çapja në Elbasan etj.

Raportet e agjencive të sigurisë thonë se, nga tetori 2013 e deri në muajin prill 2015, kur Neritan Nallbati ishte Drejtor në Elbasan, kanë dalë “huq” 28 operacione të policisë, anti-trafikut, forcave “RENEA” e “Shqiponja”, duke mos arrestuar dot krerë dhe anëtarë bandash në këtë qytet. Ka prova të shumta që vërtetojnë se Neritan Nallbati ka bashkëpunuar me grupet kriminale kur ishte drejtor policie në Fier, Berat e Durrës, sidomos në Durrës, ku lejoi trafiqet dhe kontrabandën në Portin Detar.

Gjithashtu, Neritan Nallbati dyshohet se ka rënë në rrjetën e DEA-s amerikane, duke u kapur në përgjime së bashku me grupin e trafikantëve të kokainës në Frakull të Fierit. Burime konfidenciale bëjnë me dije se Nallbati është kapur duke shkëmbyer telefonata dhe mesazhe me drejtuesit e grupit të “Frakullës”.

Në këtë panoramë, emrat e Gys Agasit dhe Granit Pepnikës shfaqen si hallka operacionale në terren të skemës së call-center’ave, ndërsa linja e presionit dhe intimidimit bëhet konkrete me kërcënimin e drejtpërdrejtë që Granit Pepnika i ka bërë drejtorit të ‘Publik Media’, Naim Noka, pas publikimit të investigimit mbi veprimtarinë kriminale të call-center’ave të lidhura me të.Në fakt invetsigimi ishte i shtatorit 2025, e dy portaleve pa foton. Ekspozimi me foto nga webi i Ora News dhe me linkun e Publik.al në fund duket se nxori nga binarët “trimin”. Pas pak minutash “Ora News” e fshiu lajmin por kërcënimin e kishte bërë.  Më ironik ishte fakti se e gjithë struktura operacionale e policisë është e blerë nga grupet kriminale, sa ishin të habitur sesi unë kisha bërë kallëzimin për kërcënimin me jetë nga bosi që ka ndenjur pa u ekspozuar, Granit Pepnika.

Nuk është e rastit që shumica e mediave të blera, që duken sa për sy e faqe të pavarura, nuk u solidarizuan me një koleg që u kërcënua me jetë. Prokuroria e Tiranës ishte e detyruar të ndërhynte pas presionit të partnerëve europianë dhe të godiste bandën e call-center-ave, edhe nga frika se po hetohen nga SPAK-u. Po ku qëndron problemi më i madh? Sipas redaksisë së Publik Media, shumica e përfitimeve nga ky biznes kriminal janë investuar në ndërtim. Goditja e pastrimit të parave do të ishte katastrofë për mijëra leje ndërtimi në Tiranë dhe resortet në Jug. Vetëm një ndërtues ka marrë 25 milionë euro nga bosi i call-center-ve për ndërtim. Ja pse Policia e Shtetit ka qenë në shërbim kryekëput të llumit dhe krimit. (Vijon)

Publikuar nga Publik Media