E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përparim Kabo: Që të rinjtë të mos e lënë Atdheun ata duan si vila juaj në Lalz zoti President!
Sot

Përparim Kabo: Që të rinjtë të mos e lënë Atdheun ata duan si vila juaj në Lalz zoti President!

Prof.Dr. Përparim Kabo: Që të rinjtë të mos e lënë Atdheun ata duan si vila juaj në Lalz zoti President!

Prof.Dr. Përparim Kabo ka reaguar në rrjetin social në lidhje me zgjedhjen dhe fjalimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Ja si shkruan Prof.Kabo, një nga mendjet elitare të paktat që kanë mbetur në Shqipëri:

“Që të rinjt dhe fëmijët të mos e lënë atdheun ata duan si vila juaj në Lalz…

zoti President…a e bëni dot ?…”

Dhe më poshtë:

“Nga sonte nis një histori tragjike…komike apo të dyja…”

Vila luksoze e Ilir Metës me 11 WC dhe 2000 m2 oborr.

Palmat u sollën me helikopter 

Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit ka një shpenzim prrallor. 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia si dhe brenda në vilë ndodhne 11 WC. Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro.

Kjo është thjesht vila për fundjava sepse ata jetojnë në një palalt 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut. Kjo është një foto e bërë gjatë një interviste të dhënë për mediat nga bashkëshortja e kreut të LSI, Kryemadhi, e cila është edhe deputete. Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.

Bëhet fjalë për shtëpinë në Gjirin e Lalzit të Metës. Disa ditë më parë pamë festën faraonike të Metës për ditëlindjen e tij në këtë zonë turistike, shpenzimet e së cilës kanë kaluar 500 mijë eurot. Tani, po shihni se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32.000 euro. 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.