E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasjet e forta në PD, me sa vota u zgjodhën kryetarët ndër vite
Sot

Përplasjet e forta në PD, me sa vota u zgjodhën kryetarët ndër vite

Partia Demokratike pas 31 vitesh të krijimit të saj po përjeton tronditjen më të madhe. Rreziku i saj është çarja në dy parti politike, në mbështetës së Bashës dhe të në mbështetës të Berishës.

Brenda 7 ditëve, PD ka pasur zhvillime të vrullshme dy kuvende dhe një referendum shkarkimi të kryetarit. Ditën e shtunë u mbajt referendumi i organizuar nga Berisha dhe mbështetësit e tij për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.

Mbi 40 mijë anëtarë votuan pro shkarkimit, sipas komisionit nismëtar. Nga ana tjetër Basha mblodhi Kuvendin e tij duke deklaruar se nuk e njeh Kuvendin e referendumin e Berishës, duke e cilësuar si nul. Berisha si lëvizje të tij ka premtuar që në 22 marsin e vitit të ardhshëm PD të zgjedhë kryetari i ri.

Por si janë zgjedhur kryetarët e PD-së ndër vite?  Sipas tabelës së publikuar nga Instituti i Studimeve Politike, vetëm në tre palë zgjedhje nuk ka pasur rivalë, e si kandidaturë e vetme është zgjedhur Sali Berisha.

Në 11 palë zgjedhje kryetari i PD-së është zgjedhur nga 80-90%  të votave. Vetëm në një rast, atë në vitin 1996, ku Tritan Shehu fitoi me 60% të votave përballë Ferdinand Xhaferrajt.

“Kohë kuvendesh, votash, shkarkimesh, debatesh dhe referendumesh në forcën politike, e cila nga mënyra sesi u krijua në dhjetor 1990 do të duhej të ishte institucioni referues për standardet e demokracisë funksionale dhe përfaqësuese në vendin me një trashëgimi të gjatë totalitare dhe kulturë para demokratike!”, shkruan ISP-ja. Më poshtë tabela se si u zgjodhën kryetarët e PD-së ndër vite, ku i pari është Azem Hajdari i zgjedhur me konsensus.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.