E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Petrit Vasili: Shqipëria rrezikon të mbetet pa shqiptarë
Politikë

Petrit Vasili: Shqipëria rrezikon të mbetet pa shqiptarë

Në ditën botërore të demokracisë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se pas 30 vjetësh, krimi shtetëror i telekomanduar nga oligarkia ka shndërruar në hiç votën e lirë të shqiptarëve, duke shtuar se një minorancë e inkriminuar dhe grabitqare ka rrëmbyer këtë pushtet të patjetërsueshëm.

petritvasili

 

 

Ai thotë se thotë se Shqipëria rrezikon të zhbëhet për shkak të ikjes masive të qytetarëve.

Reagimi i plotë:

15 shtator 2019 Shqiperia, qe rrezikon te mbetet pa shqiptare!!??

Sot pas 30 vjetesh, ne 15 shtator ne diten boterore te demokracise, ne Shqiperi krimi shteteror i telekomanduar nga oligarkia ka shnderruar ne hiç pushtetin e votes se lire.

Sot pluralizmi eshte varrosur nga parate e qelbura oligarkike.

Sot nje minorance e paligjshme e inkriminuar dhe grabitqare ka rrembyer pushtetin e patjetersueshem te votes se shumices absolute te shqiptareve.

Sot ne kete 15 shtator Shqiperia eshte perpara nje rreziku shume me te madh se 30 vjet me pare.

Sot rreziku i shperberjes Kombetare eshte shume me i madh edhe se sa kur diskutoheshin kufijte ne vitin 1913 sepse Shqiperia po bie ne greminen e nje Shqiperie pa shqiptare.

E keqja ka vetem nje emer: varrosja e votes se lire themeli universal i demokracise.

Neni 21 (3) i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë:

“Vullneti popullor është themeli i autoritetit qeveritar; ky vullnet duhet të shprehet përmes zgjedhjeve të rregullta dhe të vërteta, të kryera me votë universale dhe të barabartë, dhe me votim të fshehtë, ose sipas një procedure ekuivalente të votimit të lirë “

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.