LU: Po ashtu, është e vërtetë që zgjedhjet mund të konsiderohen të ligjshme dhe legjitime edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.
Zëri i Amerikës: Zoti ambasador, ju nesër, së bashku me ambasadoren Vlahutin dhe me ambasadorin e OSBE-së Borchardt, keni lënë një takim me partitë e vogla parlamentare. A mendoni se ka ende hapësira për zgjidhje, sepse duket se ato janë ngushtuar gjithnjë e më tepër?
Ambasador D
onald Lu: Padyshim që ka vend për zgjidhje. Është e vërtetë që dy ditë më parë, negociatat nuk prodhuan ende një zgjidhje përfundimtare. Por do thoja se negociatat shpesh nuk janë një diskutim një ditor. Negociatat shpesh janë një proces, ndonjëherë një proces i gjatë. Z. McAllister dhe Z. Fleckenstein punuan fort për të gjetur një zgjidhje. Të dyja palët ishin të gatshmë për t’u ulur dhe për të diskutuar çështjet. Kjo duhet të vazhdojë. Dhe unë kam besim të plotë se ka njerëz të zgjuar në Shqipëri që punojnë çdo ditë vazhdimisht për të gjetur një zgjidhje.
Zëri i Amerikës: Zoti ambasador! A do të ishit i shqetësuar ju nga një skenar i zgjedhjeve pa opozitën?
Ambasador Donald Lu: Jemi të qartë në besimin tonë se zgjedhjet do të jenë më të mira nëse kanë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Nuk kemi hequr dorë nga ky synim. Por, të jemi të qartë, të gjithë duhet të biem dakord se me pjesmarrjen e opozitës këto zgjedhje do ishin më të mira. Ne po punojmë çdo ditë për të arritur në këtë përfundim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



