E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Profesor Artan Fuga: Rama dominon edhe pushtetet e tjera, Basha i dobët
Sot

Profesor Artan Fuga: Rama dominon edhe pushtetet e tjera, Basha i dobët

Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin Repolitix të Denis Mingës në Report TV, ku ka folur për situatën politike dhe për çmimin për librin e tij të fundit, deklaroi se pushteti i Ramës është aq i madh sa nuk bën më politikë. Po ashtu ai ka dhënë mendimin e tij edhe për Bashën, të cilin e shikon shumë të dobët.

“Nuk e di nëse vijon marrëveshja. Unë nuk jam përfshirë në atë, deri në atë kohë kam mbështetur Bashën. Kam thënë nuk mbështes më tepër se Republika e Re. Në momentin e marrëveshjes nxora dy përfundime.

Rama e mundi politikisht Bashën dhe fitoi mbi të gjithë të tjerët, kjo fitore vazhdon, ai është fitimtari. Ajo marrëveshje është akti i golit, gjuhet penalltia bëhet goli. Për mua ndeshja përfundoi aty, nuk prita zgjedhjet, mbaruan zgjedhjet.

Rama doli fitimtar. Jemi akoma në pushim e ndeshjes, nuk ka pjesë tjetër. Këto debatet në parlamenti i shoh si ato ndeshjet e basketbollit amerikan ku dalin kërcimtaret në pushimin mes pjesëve. Politikisht di që është bosh, vazhdon fitorja e Ramës mbi Bashën, por kjo fitore e përfundoi politikën në Shqipëri.

Nuk ka më sepse pushteti i Ramës është aq i madh, dominon të gjithë pushtetet e tjera, saqë ai nuk bën politikë më, se nuk si të bësh politikë kur nuk ke kundërshtarë dhe kundërshtari është aq i dobët sa nuk është në gjendje veç fjalëve të bëjë politikë, nuk bën asgjë” – deklaroi Fuga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.