E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorja që arrestoi Bejlerin, vartëse e Ramës në 2018-tën
Politikë

Prokurorja që arrestoi Bejlerin, vartëse e Ramës në 2018-tën

Kryeministri Edi Rama e “justifikoi” arrestimin e kandidatit të opozitës, Fredi Beleri, me faktin që veprimet proceduriale janë kryer nga Prokuroria e Vlorës.

Në këtë mënyrë ai tenton të shmangë dyshimet e forta që bien ndaj tij se arrestimi i Belerit nga policia është kryer me nxitjen e kryeministrit.

Mësohet se veprimet proceduriale të policisë janë mbështetur nga prokurorja e Vlorës, Matilda Peza.

Zonja Peza është emëruar kohët e fundit prokurore në Vlorë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por ajo nuk është rishtare të administratën shtetërore.

Matilda Peza ka mbajtur në vitin 2018 pozicionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës, qytetin vend-lindje të saj.

Pra, ajo ka qenë një zyrtare e rëndësishme e administratës socialiste të Edi Ramës në qytetin e Kavajës.

Babai i saj, Aqif Peza, ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Kavajës me logon e Partisë Socialiste.

Partia Demokratike në opozitë, në një deklaratë publike në vitin 2018, akuzonte drejtoreshën e asaj kohe të Hipotekës së Kavajës dhe sot prokurore në Vlorë, për ndërhyrje në një hetim penal që lidhej me tjetërsimin e tokave në Spille.

“Drejtoresha e Hipotekës, Matilda Peza, po u bën presion punonjësve të Hipotekës për të mbuluar aferat korruptive që janë bërë atje gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga familja e saj, babai Aqif Peza, i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe djali i tezes, Asim Arkaxhiu, aktualisht nën hetim për skandalin e Spillesë”, thuhej në deklaratën e Partisë Demokratike në 26 shkurt 2018.

Image

Në foto: Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimin e Matilda Pezës si magjistrate prokurore

Pasi kaloi filtrat e “drejtësisë së re”, Matilda Peza përfundoi Shkollën e Magjistraturës dhe në 12 korrik 2022 u emërua “magjistrate” nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Më tej ajo u emërua si prokurore në Vlorë, qytet ku vëllai i saj, Enkel Peza, mban detyrën e kryetarit të Gjykatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.