QEVERIA NUK KA FRIKË NGA TY DHE PROTESTA JOTE NESE TI NUK E FRIKËSON ME RRËZIMIN E SAJ!
Av Altin Goxhaj
Ligji 1 i Protestës
QEVERIA NUK KA FRIKË NGA TY DHE PROTESTA JOTE NS TI NUK E FRIKËSO ME RRËZIMIN E SAJ!
E vetmja arsye që ka kjo Qeveri të prapësojë një vendim në dëm të qytetarëve është frika se mos qytetarëve u mbushet mëndja të protestojnë për rrëzimin e Qeverisë.
Këtë u mbajnë të fshehtë shqiptarëve prej shumë vjetësh.
Dhe në kulmin e frikës së Qeverisë nga përshkallëzimi i protestës të Unaza e Re, dalin ca protestues në media dhe thonë: “Ne duam vetëm të mbrojmë shtëpiat tona dhe jo të rrëzojmë Qeverinë!”..
Dhe Qeveria reagon: “Kshu qenka puna? Hahaha. Rreziku ra! Ata nuk do të kërkojnë rrëzimin e Qeverisë sonë. Prishuani shtëpinë, se s’paskemi as rrezik dhe as kosto nga grabitja që po u bëjmë!”
P.s. Çdo protestë në botën e qytetëruar synon shantazhimin dhe frikësimin nga protestuesit të pushtetarëve se partia apo kandidatët e saj mund të humbasin vota në zgjedhjet e ardhshme. Apo dhe më keq! Mund të rrëzohen para zgjedhjeve!!! Te ne s’e rru njeri më për vota se ska rëndës më se kush voto por kush numëro! E vetmja frikë që kanë ata lart është se mos i mbushet mëndja popullit dhe del nga kontrolli i Lulit dhe rrëzon me revoltë Qeverinë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



