E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replikat/Mustafa Nano: Spartak Ngjela “një idiot”, Moikom Zeqo “i sëmurë psikik”
Sot

Replikat/Mustafa Nano: Spartak Ngjela “një idiot”, Moikom Zeqo “i sëmurë psikik”

Pas asaj që shkroi Mustafa Nano se nëna e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu ishte serbe, kanë reaguar një mori studiusish të njohur si dhe politikanë kundër kësaj ideje absurde të Nanos. Spartak Ngjela bëri një status të fortë kundër kësaj teorie.

Mustafa Nano nuk tërhiqet nga “teza” e tij se nëna e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është sllave.

I ftuar në emisionin “Oktapod”, ai i është përgjigjur ashpër kundërshtuesve si Spartak Ngjela për të cilin tha se është “një idiot”.

Historianin Moikom Zeqo, Mustafa Nano e ka quajtur “të sëmurë psikik”, duke thënë se përgjigjen e tij nuk argumentoi me fakte historike. Ndërsa për Artan Shkrelin, Nano tha se është i shokuar me përgjigjen që i dha.

“Unë nuk jam Skendërbegolog, nuk jam njohës i madh i tij, unë merresha me një detaj të caktuar, dhe Shkreli merrej me këtë që kjo është tezë sllave. E çdomethënë kjo, ka historianë sllavë që janë të shkëlqyer, transmeton Newsbomb.al.

Si mund të thuash ti teza sllave, kjo është një llor racizmi, prandaj jam i shokuar nga Shkreli. Ose Moikom Zeqo, ai kishte bërë një shkrim që vetëm thoshte mjaft, mjaft me këtë mjaft me atë. Pse të thashë unë që Ngjela është idjot.

Sepse ky marrëdhënien me Europën e lidh vetëm me Naton, Europa është një univers kulturor është një gjë shumë më e madhe.

Nuk mund të thuash që ky është islamik i paguar dhe i shitur. Vura re një tronditje të Moikomit derisa mu duk i sëmurë psiqik”, tha Nano.

Pritet reagimi i Spartak Ngjelës pas kësaj ku Mustafa Nano e quajti idiot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.