E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëzohet ankimimi  i Ramës në Kushtetuese, 4 pro dhe 4 kundër
Uncategorized

Rrëzohet ankimimi i Ramës në Kushtetuese, 4 pro dhe 4 kundër

Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë një vendim në lidhje me ankimin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama, pasi votimi përfundoi në barazim: 4 gjyqtarë pro dhe 4 kundër.

Barazimi i votave ka sjellë rrëzimin e ankimit, pasi sipas rregullave procedurale të Gjykatës Kushtetuese, për miratimin e një kërkese nevojitet shumica e votave. Në mungesë të saj, ankimi konsiderohet i rrëzuar.

Çështja në fjalë lidhej me interpretimin kushtetues mbi kompetencat dhe raportin mes ekzekutivit dhe drejtësisë, një përballje që prej javësh ka prodhuar tension politik dhe institucional.

Vendimi pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta në zhvillimet e mëtejshme procedurale dhe në raportin mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.

trupa e përbërë prej 8 anëtarësh e Kushtetueses ka votuar 4 me 4, duke rrëzuar kërkesën e qeverisë.

Në vendimin e shpallur nga kryetarja e gjykatës Fiona Papajorgji rezulton se kërkesa nuk ka marrë korumin e votave, duke u ndarë 4 në favor të kryeministrit dhe 4 në favor të SPAK. Duhet të ishte arritur korumi me 5 veta. Për zonjën Balluku është rikthyer masa e pezullimit nga funksionet publike”.

Gjyqtarët e GJK  janë “ngujuar” që në orë 11:00 në Dhomën e Këshillimit, ndërsa janë larguar që aty vetëm pak minuta sa të konsumonin drekën.

Kjo ishte mbledhja e tretë e GJK për këtë çështje, kur dy mbledhjet e ppmëparshme kanë dështuar pasi disa anëtarë kanë kërkuar më tepër kohë.
Çështja “Balluku” është çështja me interes më të lartë publik, nga çështjet që Kushtetuesja po shqyrton aktualisht, duke pasur parasysh rikthimin në detyrë të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.