E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rudina pas stausit të zotit Rama: O zoti Lleshaj  më e pakta ,kërko falje
Sot

Rudina pas stausit të zotit Rama: O zoti Lleshaj më e pakta ,kërko falje

Pas mesazhit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se neveriste kryeministrin Berisha në lidhje me publikimet dhe akuzat e tij ndaj policisë për rastin e përdhunimit të minorenes në Kavajë, ka reaguar ashpër edhe gazetarja Rudina Xhunga.

Qëndrimi i minsitrit të Brendshëm është lexuar si një mesazh arrogant prej saj dhe nuk ka duruar dot. Ajo thotë se zoti Lleshaj në vend që të replikojë me Berishën duhet të kërkojë falje që kjo ngjarje kaq e rëndë ndodh në vendin ku ai është ministër i Brendshëm.

“Zoti Lleshaj meqë po shkruan në Facebook se të ngacmoi Berisha. Po turp për ju dhe çdo burrë tjetër që vazhdoni me arrogancë të flisni kunder njeri-tjetrit. Thuaj më falni që kjo ngjarje ndodh në vendin ku unë jam ministër rendi. Thoni më falni që u përdhunua nje femije! Thoni njëherë më falni, mjaft duke sulmuar njëri-tjetrin”,- tha Xhunga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.