E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa avionë mund të kishte blerë Shqipëria me 160 milionë euro?
Denoncime

Sa avionë mund të kishte blerë Shqipëria me 160 milionë euro?

Kur vendi digjet çdo verë dhe qeveria i lutet reshjeve për ndihmë

Me mbi 26 mijë hektarë pyje të djegura vetëm këtë vit dhe një dëmtim ekonomik mbi 161 milionë euro, Shqipëria po përballet me një katastrofë të përsëritur që nuk ka më asgjë spontane. Zjarret nga Lura në Fier, nga Vlora në Gjirokastër, po konsumojnë jo vetëm territorin, por edhe të ardhmen ekologjike dhe ekonomike të vendit.

Ekspertët paralajmërojnë çdo vit, autoritetet bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Dhe kur flakët shpërthejnë, të vetmet masa që merren janë postimet në rrjete sociale dhe ndonjë konferencë “emergjente”. Ndërkohë, toka humbet çdo aftësi rigjenerimi, pyjet nuk do të rikthehen më, dhe dëmshpërblimi është vetëm në letër.

Po të mos ishim një shtet që menaxhon zjarret me fadroma dhe shkurre, po të kishim një strategji reale për emergjencat civile, Shqipëria sot do të kishte të paktën 4-5 avionë zjarrfikës të tipit “Canadair CL-415”, që kushtojnë mesatarisht 30-35 milionë euro secili. Por përkundrazi, buxheti ynë vjetor për emergjenca sillet rreth 4-5 milionë euro, një shifër qesharake përballë shkallës së fatkeqësisë që përjetojmë çdo verë.

Me 160 milionë euro  aq sa është dëmi i këtij viti vetëm nga zjarret  mund të kishim krijuar një flotë të vogël ajrore kundër zjarreve, një repart modern të ndërhyrjes së shpejtë, dhe një sistem monitorimi satelitor të territorit. Por Shqipëria e qeverisë Rama zgjedh çdo vit të ndërtojë “bypass-e të asfaltit elektoral” dhe të privatizojë kalatë historike, ndërkohë që e gjithë struktura e emergjencës përballë zjarreve mbetet një karikaturë tragjike.

Për këtë paaftësi, nuk mund të fajësohen vetëm temperaturat. Faji është politik. Dhe përgjegjësia është qeveritare. Në vend që të parandalojë, shteti thjesht e numëron djegien si të ishte një statistikë vjetore, jo një dënim kombëtar që përsëritet me indiferencë.

Në vend të avionëve për të shpëtuar pyjet, ne kemi byrokratë që djegin të ardhmen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.