E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha flet për ‘dosjen shqiptare’: Detyrë emergjente e Parlamentit të nisë
Politikë

Sali Berisha flet për ‘dosjen shqiptare’: Detyrë emergjente e Parlamentit të nisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek skandali Rama-McGonigal, duke kërkuar nga Parlamenti që të nisë menjëherë hetimet.

Sipas Berishës, pasojat e korruptimit të ish-agjentit të FBI-së janë të shumëfishta, duke theksuar se ai u pagua për të vrarë dhe shkatërruar opozitën shqiptare.

“Superskandali Rama McGonigal ka tronditur opinionin publik në SHBA, në Evropë dhe Shqipëri. Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali. Kjo dosje është historiku i korruptimit të kryezbuluesit, të FBI, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare.

Pasojat e këtij korruptimi janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA po heton dhe ne kemi besim në hetimin e tij, por natyrisht është detyrë emergjente e Parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal.

Parlamenti nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë agjendë tjetër përveçse hetimit të skandalit Rama McGonigal”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.