E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkrimtari MEHMETI:  ‘Llomi’ politik, i Ramës mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!
Sot

Shkrimtari MEHMETI: ‘Llomi’ politik, i Ramës mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!

Shkrimtari edhe analisti i njohur politik nga Maqedonia, Kim Mehmeti, është treguar shumë i ashpër ndaj kryeministri Rama në lidhje mënyrë se si ky i fundit po e çon vendin drejt rikthimit në monizëm leninist.

Madje Mehmeti shkruan se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të Shqipërisë, i ngjan ‘gropës septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë!

“Është mirë që Kryeministrit të Shqipërisë t’i lejohet të shkojë deri në fund në kthimin e sistemit njëpartiak në vend, ngaqë vetëm kështu do shpaloset e vërteta se vendi është kapur në rrjetin e sistemit ‘hajdutokrat’, si dhe në atë të mendësisë njëpartiake leniniste, siç do shihet qartë se thuajse të gjitha partitë shqiptare – kudo që ato veprojnë – janë shndërruar në ‘tubacione’ nga rrjedhin edhe ‘ndotësirat’ politike që besojnë se vota të bënë pronarë të pakontestueshëm katërvjeçarë të shtetit!? Pra vetëm kështu do shihet qartë se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, i ngjanë një ‘grope septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave të kaluara ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë. Por kujdes: kanoset rreziku që kjo ‘gropë e septike’, e stërmbushur me ‘llomin’ politik, mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!”  (Kim Mehmeti)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.