E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKANDALI- Veliaj hap tender/ Projekti është realizuar 9 vite më parë
Politikë

SKANDALI- Veliaj hap tender/ Projekti është realizuar 9 vite më parë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur një tender të ri për ndryshimet klimatike.

Tenderi i hapur nga bashkia e Veliajt ka një fond limit prej 41 milionë lekësh pa TVSH, ose 50 mijë eurosh me TVSH.

Veliaj ka shpallur datën 26 gusht si afatin e fundit për paraqitjen e ofertave.

SKANDALI- Veliaj hap tender/ Projekti është realizuar 9 vite më

Tenderi i hapur për ndryshimet klimatike nga Bashkia Tiranë

SKANDALI- Veliaj hap tender/ Projekti është realizuar 9 vite më

Tenderi i hapur për ndryshimet klimatike nga Bashkia Tiranë

Në fakt, ai studim për ndryshimet klimatike është bërë që në vitin 2015.

Ka qenë pikërisht Bashkia Tiranë institucioni që e ka kryer këtë studim, në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Zhvillim, GIZ.

SKANDALI- Veliaj hap tender/ Projekti është realizuar 9 vite më

Plani për ndryshimet klimatike, në bashkëpunim me GIZ

Libri për ndryshimet klimatike është botuar në vitin 2015. Bashkia e Tiranës i ka mbajtur të gjitha kopjet. Gjithashtu, gjendet edhe në Bibliotekën Kombëtare dhe ka numër ISBN (Kodi unik për botimet).

SKANDALI- Veliaj hap tender/ Projekti është realizuar 9 vite më

Libri për ndryshimet klimatike, në bashkëpunim me GIZ

Pra, plani i ndryshimeve klimatike është hartuar prej 9 vitesh.

Megjithatë, Veliaj e ka mbyllur në sirtar, e ka injoruar dhe tashmë ka shpikur një tjetër plan që të paguajë 50 mijë euro.

Veliaj po bën një tender për një studim që është gati dhe që është bërë në bashkëpunim me gjermanët.

Pse e bën Veliaj këtë tender 50 mijë euro?

SKANDALI- Veliaj hap tender/ Projekti është realizuar 9 vite më

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës

Kujt do t’ja japë? Sepse ajo është e bërë, botimi gjendet në bibliotekë, duhet ta kenë zyrtarisht drejtoritë e Bashkisë së Tiranës, është botim profesional, studim serioz, e ka investuar GIZ-i i qeverisë gjermane.

Kujt i duhet ky studim, ndërkohë që ekziston një i tillë?

Kujt do ia dhurojë këto 50 mijë euro kryebashkiaku i Tiranës?

Për çfarë po e bën këtë tender? Apo do të jetë njëlloj si “5D”-ja?

Veliaj nuk ka nevojë të paguajë 50 mijë euro, mjafton të shkojë ta marrë në bibliotekë, t’ja kërkojë GIZ-it, ose ekspertëve që e kanë përgatitur./ CNA

Më poshtë, videoja e librit të publikuar në vitin 2015 për ndryshimet klimatike

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.